Flash

Shantazhonte Pogba: policia vendos nën vëzhgim Mathias

Lapsi.al 14 September 2022
Shantazhonte Pogba: policia vendos nën vëzhgim Mathias

Një zhvillim i ri i rëndësishëm në cështjen e tentativës për zhvatje ndaj Paul Pogba. Sipas Le Monde, vëllai i mesfushorit të Juventusit u thirr në Nanterre nga policia. Ai u vu nën mbikqyrje nga forcat e rendit që po hetojnë rastin. Së bashku me Mathias Pogba të njëjtin fat e kanë patur edhe tre persona të tjerë, të përfshirë në mënyrë të ndryshme në këtë çështje.

Sipas një burimi, të cituar nga gazeta franceze, 32-vjeçari ishte paraqitur vullnetarisht para hetuesve. Episodi ndodhi pasditen e së mërkurës 14 shtator, pastaj ai u vendos në paraburgim.

Më 2 shtator, zyra e prokurorit të Parisit hapi zyrtarisht një hetim gjyqësor për akuza të ndryshme. Në to përfshiheshin zhvatja dhe rrëmbimi nga një bandë e armatosur e Pogba. Faktet janë ato që tashmë janë shfaqur në javët e fundit. Sipas Pogba, vëllai i tij Mathias dhe disa miq të fëmijërisë filluan t'i bënin presion në fund të marsit. Kërkonin që t'i jepte para, duke shkuar deri aty sa t'i kërkonin 13 milionë euro. Një për çdo vit karriere. Mesfushori dyshohet se u çua në një apartament në Lagny-sur-Marne dhe u kërcënua nga njerëz të armatosur dhe me kapuç. “Zbulimet” e supozuara në lidhje me magjistarin e paguar kundër Kylian Mbappé u përdorën gjithashtu si shantazh.

Paul Pogba kishte raportuar faktet në prokurorinë e Torinos në korrik dhe hetuesit italianë. Më pas ata kishin paralajmëruar kolegët e tyre francezë, nga të cilët ai është marrë në pyetje.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI