Flash

Turne për rënien e ndeshje veri-jug: Boehly tallet nga Klopp

Lapsi.al 14 September 2022
Turne për rënien e ndeshje veri-jug: Boehly tallet nga Klopp

Pas lamtumirës së detyruar të Roman Abramovic, Chelsea kaloi në duar amerikane të 49-vjeçarit Todd Boehly. Sipërmarrësi u bë protagonist i një merkatoje faraonike. Shifrat e shpenzuara për lojtarët e blerë, u konsideruan të tepruara. Sikur mos mjaftojë, pas vetëm një muaji nga fillimi i kampionatit u shkarkua trajneri Thomas Tuchel. Boehly ka shumë ide në mendje, dhe jo vetëm në lidhje me Chelsean e tij. Numri 1 i klubit propozon një turne për rënien nga kayegoria dhe një model të stilit të basketbollit amerikan All Star Game. Ide që jo të gjithëve i pëlqejnë.

Ai ka vetëm disa muaj në krye të Chelsea, por Todd Boehly dëshiron të sjellë shumë të reja dhe jo vetëm për klubin londinez. Nga një mini-turne mes katër të fundit të Premier League për të vendosur tre skuadrat e rëna te një ndeshje "North vs Jug Premier League All-Star Game". Kjo ndeshje do të përfshinte lojtarët e ekipeve të Liverpool dhe Manchester në njërën ana e në tjetrën ato të klubeve londineze. “Shpresoj që Premier do të mësojë nga sporti amerikan në lidhje me menaxhimin dhe promovimin. Mund të bënim gjithashtu një All Star Game. Njerëzit thonë se duhen më shumë para. All Star Game i Mlb në Los Angeles solli 200 milionë dollarë. Ne mund t'i japim futbollit atë që i nevojitet”.

REAGIMI I KLOPP

Propozime, veçanërisht ai që ka të bëjë me All Star Game, të cilat Jurgen Klopp i hodhi poshtë: “Kur të gjeni një datë për ta bërë, më telefononi”, tha me ironi tekniku i Liverpool. “E harrojnë se në SHBA sporti ndalon për 4 muaj, kështu që ata janë shumë të lumtur të bëjnë ndonjë ndeshje gjatë këtyre ndalesave. Në futboll është krejtësisht ndryshe. E pastaj çfarë tjetër? Të sjellim këtu Harlem Globetrotters dhe t'i lëmë të luajnë në një ekip futbolli?”, u përgjigj ai i zemëruar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI