Flash

“Ik q*u”: Guardiola tërbohet me Orsaton, pastaj e përqafon

Lapsi.al 15 September 2022
“Ik q*u”: Guardiola tërbohet me Orsaton, pastaj e përqafon

Manchester City-Borussia Dortmund ishte një ndeshje plot adrenalinë, që përfundoi me një grindje mes Pep Guardiola dhe arbitrit Orsato. Në bilbilin e trefishtë të fundit, trajneri katalanas protestoi në mënyrë plateale. Spanjolli e kishte inatin për një faull të pësuar nga Foden në minutat e fundit. Dukshëm i inatosur, ai i bërtiste për gjithçka, madje duke i thënë "ik q*u".

Arbitri italian e dëgjoi me qetësi dhe i tregoi kartonin e verdhë sipas rregullores, duke paralajmëruar teknikut e Manchester City. Një gjest që nuk e ndezi më tepër tërbimin e Guardiola, i cili çuditërisht shkoi drejt Orsatos dhe e përqafoi duke kërkuar falje. “E meritova kartonin e verdhë. I kërkova falje”, konfirmoi spanjolli në fund të ndeshjes.

Lexo më tej: Video/ Juventus sheh eleminim te porta: triumf i Real e City

E të mendosh që ishte një ndeshje e fituar nga Citizens. Haaland, ish-i i madh i ndeshjes, shpëtoi Manchester City në shtëpi ndaj Borussia Dortmund 2-1. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 56-të me Bellingham. Skuadra e Guardiolës luajti keq dhe vetëm një gol i papritur i Stones solli barazimin. Një goditje nga jashtë zonës që mposhti një Meyer fajtor në minutën e 80-të. City u zgjua dhe kaluan vetëm katër minuta kur Haaland përfundoi përmbysjen. Norvegjezi shfrytëzoi një asist të shkëlqyer të Cancelos. Anglezët me pikë të plota dhe Borussia e dyta me tre pikë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI