Flash

Meta: Rama, koka që fshihet pas inceneratorëve

Lapsi.al 15 September 2022
Meta: Rama, koka që fshihet pas inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se Edi Rama është koka e organizatës kriminale e aferës së inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, Meta thekson se shqiptarët janë të vjedhur, ndërsa paralajmëron se ora e drejtësisë po afron.

Reagimi:

Edi Rama është koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve. Të gjithë shqiptarët janë të vjedhur, por në veçanti banorët e Tiranës janë më të prekur, sepse me firmën arbitrare dhe të paligjshme të Erion Veliaj, ata janë futur në borxh për 30 vitet e ardhshme. Nevoja për ndëshkim është ulëritëse! Ora e Drejtësisë po afron!

Lexo më tej: Opozita protestë te inceneratori Tiranës: Rama shporru! 

Partia e Lirisë ka mbajtur pasditen e të martës një protestë në ambientet e jashtme të inceneratorit të Tiranës. Mbështetës të saj dhe drejtues të tjerë të opozitës kanë qenë të pranishëm. Kryetari Ilir Meta ka thënë se SPAK duhet të hetojë këtë aferë korruptive pa humbur më shumë kohë se cka humbur. Në vijim ai tha se institucionet kanë rënë dhe se shteti është i kapur. Meta bëri gjithashtu edhe thirrje “Rama shporru”. 

Të këshilluara

Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Bëhet me dije se nafta ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me shumicë naft...

15:49

Credins bank mbështet Digital Nomad Festival

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri. Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në...

14:41

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI