Flash

Video/ Roma nën 'pushtetin' e Dybala: ja rezultatet e Europa League

Lapsi.al 15 September 2022
Video/ Roma nën 'pushtetin' e Dybala: ja rezultatet e Europa

Mbyllen pa surpriza ndeshjet e mbrëmjes së vonë për raundin e dytë të Europa League. Fitojnë të gjithë pretendentët. Roma gjen Dybalan lider edhe në Europë. Tris i verdhekuqve, sukses për Betis e Bodoe/Glimt, ndërsa Fenerbahce limiton dëmet në shtesë kundër Rennes në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

Roma mundi HJK Helsinkin 3-0 në ndeshjen e dytë të Grupit C të Ligës së Evropës dhe arrin Ludogorets (të mposhtur në Sevilje) në vendin e tretë në renditje. Verdhekuqtë e panë veten në epërsi numerike pas vetëm një çerek ore për përjashtimin e Tenhos. Megjithatë, skuadra e Mourinhos kishte nevojë për Dybalan, i aktivizuar në pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen. Argjentinasi shënoi në topin e tij të parë të prekur (47') dhe menjëherë më pas erdhi dyfishimi i Pellegrinit (49'). Në të 68' ka edhe lavdi për Belottin, në golin e parë me fanellën e re.

Roma vuajti të gjente rrugën për të shënuar në pjesën e parë, pavarësisht se Helsinki mbeti me 10 lojtarë në minutën e 15'. Shumë raste të pashfrytëzuara, por në pjesën e dytë verdhekuqtë bënë diferencën. Në fushë zbret Dybala dhe pas pak më shumë se një minute zhbllokoi ndeshjen. Dy minuta më pas Pellegrini dyfishoi, ndërsa në të 68' erdhi goli i parë i Belottit me fanellën verdhekuq. Ndeshja e radhës më 6 tetor në shtëpi me Betis Sevilla.

Europa League

Group A

Bodoe/Glimt 2-1 FC Zurich

Group B

Dynamo Kyiv 0-1 AEK Larnaca

Rennes 2-2 Fenerbahce

Group C

Real Betis 3-2 Ludogorets Razgrad

Roma 3-0 HJK Helsinki

Group D

SC Braga 1-0 Union Berlin

Union St.Gilloise 3-2 Malmo FF

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI