Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Zbulimi befasues i NASA/ Gjenden molekula organike në Mars

Lapsi.al 15 September 2022
Zbulimi befasues i NASA/ Gjenden molekula organike në Mars

Roveri Perseverance i NASA-s ka gjetur gurë në sipërfaqen e Marsit që përmbajnë molekula organike. Sipas ekspertëve të agjencisë amerikane të hapësirës kjo mund të jetë "një shenjë e mundshme e jetës".

Ato janë pjesë e "një substance ose strukture që mund të dëshmojnë për ekzistencën e një jete të kaluar në planetin e kuq. Gjithsesi ato mund të jenë krijuar edhe pa pasur jetë”. Udhëheqësit e misionit të NASA e njoftuan lajmin në një konferencë për shtyp të mbajtur online në internet.

Molekulat organike janë gjetura nga roveri Perseverance në kraterin Jezero ku po eksploron prej një viti. Nuk janë tamam molekula biologjike, por përmbajnë një sërë përbërjesh të tyre. Bëhet fjalë për karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Molekulat kanë edhe azot, fosfor dhe squfur.

Shkencëtarët i konsideruan ato si “molekula pararendëse” ose blloqe të mundshme ndërtuese të molekulave biologjike, por jo domosdoshmërisht të tilla. Ekspertët e Laboratorit Jet Propulsion të NASA-s saktësuan se molekula të tilla mund të prodhohen edhe nga procese kimike që nuk përfshijnë praninë e jetës.

Gurët e mbledhur në Mars që përmbajnë molekula organike janë 4 nga 12 gjithsej. Ato u mblodhën nga roveri i NASA në vitin e parë të aktivitetit në këtë planet. Shkëmbinjtë ende nuk janë sjellë në tokë. Për këtë do të ketë një mision të veçantë. Ai është planifikuar të nisë në vitin 2027.

“Perseverance” është planifikuar të kalojë të paktën një vit marsian, ose dy vjet të Tokës. Misioni i saj është kërkimi për shenja të jetës së lashtë në Planetin e Kuq. Ai do të vijojë të eksplorojë zonën ku është ulur në shtratin e një liqeni të lashtë.

Misioni që kushtoi më shumë se 2 miliardë euro nisi në korrik 2020 . Pasditen e 18 shkurtit, sonda “Perseverance Rover” u ul në kraterin “Jezero”. NASA synon të përdorë sondën për të studiuar këtë krater. Shkencëtarët besojnë se dikur ishte i mbushur me ujë, një parakusht thelbësor për jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI