Flash

Berisha për sulmin kibernetik të Iranit në Shqipëri: Dhunë ndaj sovranitetit të vendit

Lapsi.al 16 September 2022
Berisha për sulmin kibernetik të Iranit në Shqipëri:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, që thuhet se pas tij qëndron Irani.

Berisha në një konferencë për mediat e cilësoi akt zuzar nga ana e Iranit.

“Regjimi iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka davastuar sisteme digjitale të vendit, çmimin e madh për të cilin e paguajnë shqiptarët në shërbime, në sigurinë e tyre dhe jo vetëm shqiptarët. Sulmi që filloi me portalin e-albania kaloi në sistemin TIMS më vonë me mesk dhe adams pa asnjë lidhje me portalin e-albania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile.

Lexo edhe:

Sulmet kibernetike, SHBA vendos sanksione për 10 iranianë

Dënoj me ashpërsi këto sulme që në formë përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit, një agresion në një infrastrukturë me rëndësi kritike si për shërbimet edhe për sigurinë e çdo vendi. Dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Edi Rama i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale në sisteme digjitale të vendit duke nxjerrë për patronazhistë të dhëna personale në kundërshtim me kushtetutën e vendit të 1 mln shqiptarëve. Duke nxjerrë targat në një mbështetje të fuqishme për krimin. Duke nxjerrë rrogat në një goditje për biznesin”, tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI