Flash

Romanca mes Gigi dhe DiCaprio, çfarë thotë Mohamed Hadid

Lapsi.al 16 September 2022
Romanca mes Gigi dhe DiCaprio, çfarë thotë Mohamed Hadid

Romanca mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio është kthyer në më të komentuarat. Çifti thuhet se së fundmi ka nisur të frekuentohet, gjithashtu janë bërë publike dhe disa foto te tyre.

Së fundmi ka reaguar dhe babai i Gigi Hadid.

Mohamed Hadid, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e të bijës . Fillimisht, ai ka treguar se e simpatizon DiCaprio-n.

“E takova DiCaprio-n në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për “Daily Mail”.

Por të gjithë duan të dinë a janë në një lidhje ai dhe Gigi?

“Ata janë miq, e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për DiCaprio.-n. Nuk mendoj se ata po takohen, besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtetë nuk e di. Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”- ka thënë Mohamed Hadid, pa dashur të japë më tepër detaje.

Kështu, mbetet ende për t’u parë si do të shkojë marrëdhënia më e komentuar e momentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI