Flash

Transportuan mbi 2 mijë tonë naftë kontrabandë nga Libia, gjykata jep vendimin

Lapsi.al 16 September 2022
Transportuan mbi 2 mijë tonë naftë kontrabandë nga Libia,

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ‘Arrest me burg’ për 4 shtetasit të cilët transportuan 2 mijë tonë naftë kontrabandë. Katër shtetasit sollën naftën nga Libia në Shqipëria. Mësohet se sasia e karburantit nuk korrespondonte me dokumentacionin. Kjo pasi kishte më pak litra naftë nga ç’ishte porositur.

Lexo më tej: Nga Libia në Shqipëri, sekuestrohen mbi 2 mijë ton naftë në Durrës

4 personat që janë vënë në pranga janë: Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.

Njoftimi i policisë:

Transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Të këshilluara

Yuri Kim shkon në KQZ, takim me Celibashin

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon sot një takim në KQZ. Mësohet se Kim do të zhvillojë takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Lex...

11:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI