Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

U kërcënua, i riu tenton vetëvrasjen në burgun e Drenovës

Lapsi.al 16 September 2022
U kërcënua, i riu tenton vetëvrasjen në burgun e

Një tjetër rast tentativë për vetëvrasjen ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Drenovës, në Korçë.

Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar vetëvrasjen me një mjet prerës të improvizuar. I riu, në përpjekjen e tij për t'i dhënë fund jetës, është dëmtuar rëndë në pjesën e qafës.

Nga burimet deri më tani, ngjarja ka ndodhur rreth orës një, pas mesnate.

Ka dyshime se 28-vjeçari Pandi Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë. Kjo raportohet se ka qenë dhe arsyeja pse i riu, në gjendje depresioni, ka tentuar ti japë fund jetës.

Stefo është transportuar në spitalin e Korçës. Mëoshet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”.

Ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej një tjetër rasti vetëvrasjeje, atij të Llazar Dines.

Prej kohësh situata në burgjet shqiptare ka ngritur shqetësime. Kanë qenë jo të pakta rastet kur të burgosurit janë futur në greva në burgje të ndryshme të vendit. Ankesat lidhen me kushtet. Gjithashtu vetëvrasjet në burgjet kanë qenë jo të pakta. Rastet më tronditëse janë ato të dhënies fund të jetës në kushtet e depresionit, të lidhura me dënime për një cigare marijuanë, apo mospagesë të energjisë elektrike. Gjithashtu nga të burgosur ka pasur denoncime se nuk i janë numëruar siç duhet ditët e vuajtjes së dënimit, qoftë nga rastet abuzuese të bosëve të krimit, që dyshohet se kanë manipuluar personat përgjegjës për numërimin e ditëve, qoftë të harruarve në burgje, që vuajnë më gjatë se ç'i ka caktuar gjykata. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”. Një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veç...

12:59

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI