Flash

Dëgjohen të shtëna në Mirditë, shpallet në kërkim autori

Lapsi.al 17 September 2022
Dëgjohen të shtëna në Mirditë, shpallet në

Të shtëna me armë janë ndierë në qytetin e Mirditës. Policia njofton se pas një konflikti shtetasi K. Gj. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit P.P. Ky i fundit është shoqëruar për të sqaruar ngjarjen në komisariat. Nga sa mësohet si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të plagosur.

Blutë njoftojnë gjithashtu se autori i të shtënave është shpallur në kërkim. Ndërkohë vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.

"Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij", shkruahet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI