Flash

FNSH dhe “Shqiponjat” zbarkojnë në Vlorë, kontrolle në çdo kryqëzim

Lapsi.al 17 September 2022
FNSH dhe “Shqiponjat” zbarkojnë në Vlorë, kontrolle

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë organizuar mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në Vlorë. Operacioni është zhvilluar për të bërë të mundur kapjen e personave të shpallur në kërkim. Po ashtu po kërkohen edhe persona që qarkullojnë me armë zjarri.

Postblloqe janë ngritur në 3 pika kryesore të qytetit bregdetar. Forcat janë shpërndarë në Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën e Spitalit. Mësohet se aty po kontrollohen me imtësi të gjitha mjetet e dyshimta. Aksioni është në vijim e sipër, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të ndaluar. Po ashtu, nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e ndonjë personi të shpallur në kërkim.

Operacioni është duke u kryer në bashkëpunim me forcat "Shqiponjat" dhe ato Operacionale. Pjesë e këtij kontrolli 'të beftë' të policisë ështe edhe Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës. Kjo është dita e dytë që kryhen kontrolle në Vlorës, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati aksion në këtë qytet.

Lexo edhe: Policia zbarkon në Elbasan, kontrolle në “zonën” e Talo Çelës

Kontrollet janë shtrirë edhe në Elbasan deri në Peqin. Policia ka ngritur postoblloqe në rrugët kryesore të hyrjes drejt këtyre qyteteve. Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar mbi aksionin e zhvilluar në këto qytete.

Të këshilluara

Moti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Ditën e sotme moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë tërë territorin e vendit. Kjo ka sjellë shi dhe dallgë edhe në gjirin e Durrësit. Si rrjedhoje ...

20:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI