Flash

Fotot e dyshimit/ Sa herë i rehabiliton punët që ka përuruar Veliaj

Lapsi.al 17 September 2022
Fotot e dyshimit/ Sa herë i rehabiliton punët që ka përuruar

Bashkia Tiranë e Erion Veliaj nuk i jep askujt llogari per punët që bën, prandaj fillon rehabilitimin menjëherë sapo ka prerë shiritin e inagurimit. Kjo po ndodh me pistat e biçikletave në bulevard si dhe me Parkun Rinia. Ky i fundit i rindërtuar, me një vlerë përtej 1 milion dollarë, u inagurua në qershor 2020.

Vetëm dy vjet më pas një prej shesheve të parku i nënshtrohet një rehabilitimi të ri.

E njëjta gjë po ndodh edhe me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kushdo që ka kaluar aty këto ditë ka arritur të shohë se pistat e biçikletave janë rrethuar me tela dhe janë shqepur plotësisht, në gjatësinë nga selia e kuvendit e deri tek presidenca.

Nderkohë që ato ishin funksionale dhe të përuruara gjatë mandatit Veliaj në 2019 në kuadër të ngritjes së 10 km të para per çiklistët. Në versionin që ka dhënë bashkia pretendon se është rritur fluksi: "Rritja e përdoruesve të biçikletave në kryeqytet, veçanërisht në orët e mëngjes dhe të drekës që përkojnë me oraret e shkuarjes dhe të kthimit nga punë, shtroi nevojën për zgjerim të korsive të biçikletave pasi rrjeti ekzistues nuk po e përballonte më fluksin".

Për këtë "dyndje" të paprë që nuk e parashikoi dot, administrata e Veliajt ka shkatërruar dhe pistat ekzistuese duke e filluar punën nga fillimi.

Gjithkush e kupton se rehabilitime kaq të shpeshta nuk kanë kuptim dhe kjo tregon se ose pinër nuk janë bërë mirë herën e parë ose me to është dashur të vidhet me të dytën. Dhe kur kjo bëhet në zemër të qytetit, në sy të të gjithëve, kuotohet lehtë se ç'ndodh në periferi. ©Lapsi.al

LEXO EDHE: Veliaj vazhdon ti lëpihet Ramës edhe para gjimnazistëve

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI