Flash

Ish-interisti Guarin, mesazh prekës në Instagram: "Jam njeri plot vese e mëkate"

Lapsi.al 17 September 2022
Ish-interisti Guarin, mesazh prekës në Instagram: "Jam njeri plot
“Këta lot që shihni në foto janë ato të një njeriu plot vese, gabime, mëkate e shumë gjëra të tjera”. Ish-mesfushori i Inter Fredy Guarin del zbuluar në një postim në Instagram. “Përshëndetje botë, sot dua të tregoj se si jam, me zemër të hapur, jo për të marrë mirëkuptim apo ndjekës – shkruan ish-mesfushori duke shoqëruar fjalët me një imazh të tij të përlotur –. E bëj me qëllimin që të mund të jem i dobishëm për dikë". Një vit e gjysmë më parë Guarin u arrestua nga policia kolumbiane pas një sherri me prindërit e tij. "Ne jemi gjithmonë në kohë për t'i hapur derën Zotit dhe ta lëmë atë të udhëheqë shpirtin dhe zemrën tonë", shkruan ai. Lexo më tej: U përgjak në përleshje me familjarë, Guarin pas arrestimit: “Nuk është e vërtetë ajo që thuhet” Fredy Alejandro Guarín Vásquez ka lindur më 30 qershor 1986 dhe është një futbollist profesionist kolumbian. Një lojtar i gjithanshëm në mesfushë, por ndihet më mirë në qendër, si shkatërrues ose në të djathtë. Ai e filloi karrierën e tij me Envigado, më pas pati një periudhë të shkurtër në Argjentinë dhe luajti dy vjet në Francë me Saint-Étienne. Ai bëri emër me Porton në Portugali, ku kaloi katër sezone dhe fitoi dhjetë tituj të mëdhenj, duke përfshirë tre kampionate në Primeira Liga dhe Europa League 2011. Guarín luajti me Inter dhe përfaqësoi Kolumbinë në Copa América 2011 dhe Kupën e Botës 2014.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI