Flash

Lidhjet me kartelin Sinaloa, Rama: E neveritshme! Nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë akoma më shumë!

Lapsi.al 17 September 2022
Lidhjet me kartelin Sinaloa, Rama: E neveritshme! Nuk jetoj për të

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale dhe me gazetarë, kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me aludimet në një media meksikane se disa shqiptarë kanë lidhje me kartelin e Sinaloa dhe pastrojnë paratë në Shqipëri. Po kështu kryeministri u pyet edhe për aludimin se një prej biznesmenëve, ka takuar edhe Ramën. Kryeministri e quajti absurd faktin që mediat shqiptare, marrin të mirëqenë akuza të një media meksikane, pa bërë asnjë verifikim dhe godasin "një familje të tërë shqiptare". Rama i quajti akuzat "të neveritshme" dhe tha se nuk ka lidhje me asnjë kartel.

LEXO EDHE: Përplasja për kazinotë/ A hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?

"E para e punës, nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh mes medias në fjalë dhe medias tuaj. Është e njëjta gjë. Mund të thuhen të vërteta dhe shumë gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesin në darkë, pa pyetur kush jeni dhe me çfarë merreni. Lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit përllogaritet se është më e madhe se GDP-ja e Gjermanisë. Çfarë lidhje ka një njeri me pasuri të tillë të pastrojë paratë me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë?!

Si bëhen këto gjëra pa asnjë verifikim? Thjesht kap emra, përplasi pas murit, ngriji dhe uli trafikantë, ngriji dhe uli, ju qofshi dhe Zoti ju pastë në kujdes. Unë jam krejt i pafuqishëm për të bërë çfarëdolloj gjëje tjetër. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kartel, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë më shumë. Jetoj për disa gjëra të tjera që nuk ka asnjë mundësi t’ua shpjegoj. Ju kam lënë Zotin të gjithëve që bën këto përralla dhe që përfshihen në një valë sulmesh. Shkatërrojnë jetë njerëzish dhe familje. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanalit të Vatanit këtu me një llumhane që nuk di se si bëhet për ta frenuar", tha Rama.

Të këshilluara

Stuhi në Shëngjin, ndalohet lundrimi në det

Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Bëhet me dije se pr...

13:09

Moti i keq, probleme edhe në Elbasan

Moti i keq këtë të shtunë ka sjellë problematika më qarkun e Elbasanit.Deri më tani raportohet se në aksin Librazhd-Elbasan ka rënie të gurëve në rrugë, për kët...

12:02

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI