Flash

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë 3 efektivë policie

Lapsi.al 17 September 2022
Ngjarje e rëndë në Prishtinë, plagosen me thikë 3

Tre efektivë të policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar ditën e shtunë në Prishtinë. Mësohet se ata u sulmuan me thikë nga një person. Zyrtarët e policisë kishin shkuar të verifikonin një rast të dhunës në familje. Ishte ky momenti kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë. Ata kërkuan ndihmë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet. Ai është me probleme psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore” thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Aktualisht 3 efektivët e policisë morën trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.

Të këshilluara

Moti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Ditën e sotme moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë tërë territorin e vendit. Kjo ka sjellë shi dhe dallgë edhe në gjirin e Durrësit. Si rrjedhoje ...

20:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI