Flash

Video/ Balotelli, i dehur rrugëve të Lozanës: dy persona e mbajnë nga krahët

Lapsi.al 17 September 2022
Video/ Balotelli, i dehur rrugëve të Lozanës: dy persona e

Mario Balotelli nuk humb kohë për të tërhequr vëmendjen me skandale. Akoma nuk është njohur mirë me skuadrën e tij të re, Sion, në Zvicër, dhe sulmuesi është në qendër të kritikave. Në videon e publikuar nga «Actu Foot» sulmuesi shfaqet i dehur. Ai ecën duke u lëkundur në dalje nga një lokal në Lozanë, i mbajtur nga dy persona që e marrin me vete. Që nga ai moment, ai nuk është stërvitur më me shokët e skuadrës. Deri më tani, për të, vetëm dy pjesëza ndeshjesh (në total rreth 50 minuta).

Balotelli është rikthyer protagonist. Jo për paraqitjet e tij në fushë me Sion, por për një video që e portretizon në dalje të një klubi në gjendje jo tamam të kthjellët. Në pamjet e filmuara në Lozanë dhe të postuara nga gazeta lokale "Nau.ch", duket sulmuesi duke u lëkundur në mënyrë të dukshme. Dy persona e mbajnë që të mos rrëzohet. Një skenë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Në Sion, aventura e Supermarios nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë.

HISTORIA

Sulmuesi 32 vjecari firmosi për Sion vetëm 17 ditë më parë, ekzaktësisht në 1 shtator. Balotteli firmosi një kontratë dy vjecare me klubin e ri ndërsa karriera e tij prej nomadi në futboll vazhdon. Në aventurën e tij të fundit në Turqi, sulmuesi u përplas me trajnerin e tij te Demirspor, Vincenzo Montella. Tani, ish-sulmuesi i Manchester City, Liverpool dhe Inter po përgatitet për një fillim të ri.

Lexo më tej: Video/ Sherr i egër mes Montellës e Balotellit: “Për mua mbaroi me kaq, por nga Mario pres më shumë”

Balotelli shënoi 19 gola në sezonin 2021-22, teksa u rikthye edhe në një kamp stërvitor për kombëtaren italiane. Megjithatë, një personazh shumëngjyrësh si ai vazhdon të bëjë po aq tituj negativë sa edhe pozitivë, ndërsa po lufton për të hedhur rrënjë te Sion.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI