Flash

Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër 'zhvatës' të tjerë

Lapsi.al 18 September 2022
Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e

Çështja Pogba mbërrin në një pikë kthese. Pas tre ditësh marrje në pyetje si i ndaluar, Mathias Pogba përfundoi nën hetim dhe paraburgim. Me vëllain e lojtarit janë ndaluar edhe katër persona të tjerë. Mbi vëllain e mesfushorit të Juventus mund të rëndojnë elementë të mjaftueshëm për t'u konsideruar si një nga të dyshuarit kryesorë. Bëhet fjalë për tentativën për zhvatje ndaj ish-lojtari të Manchester United e madje rrëmbimit të tij. Ndaj Mathias, i cili mbetet në burg, akuza është zhvatje në bandë të organizuar dhe shoqëri kriminale.

Pas denoncimit të Paul, menaxheres Pimenta dhe nënës së lojtarit Moriba, përplasja familjare duket se ka arritur në një udhëkryq vendimtar. Në fakt, në përfundimin e hetimeve paraprake, gjyqtari ngriti aktakuzën dhe urdhëroi masën e arrestit me burg për Mathias. Bashkë me të edhe katër persona të tjerë. Sa i përket rrëmbimit të Paul në mars në një apartament në periferi të Parisit, vëllai i juventinit ka një “alibi”. Për këtë, nga hetuesit ai konsiderohet si “dëshmitar i asistuar”, një lloj personi i informuar për ngjarjen. Pas një pagese të parë prej 100 mijë eurosh, grupi ishte rikthyer kërcënues si në Mançester ashtu edhe në Torino. Në këtë rast, Mathias u identifikua nga mesfushori, mes atyre që e kërcënuan në korrik në qendrën stërvitore të Juventusit.

Lexo më tej: Pogba u mbajt peng me një pushkë offensive dhe një M16: francezi i ka paguar shantazhuesve 100.000 euro

ÇËSHTJA POGBA, AVOKATI I MATHIAS: "JASHTË HISTORISË"

Që këtu nisën hetimet gjyqësore për çështjen. I thirrur të mërkurën dhe i vendosur në paraburgim për të hedhur dritë mbi pozicionin e tij, Mathias mohoi çdo përfshirje para hetuesve. Por marrja në pyetje e katër të dyshuarve të tjerë i shtyu hetuesit të çonin vëllanë e Paul para gjykatësit. Kjo për të përfunduar zyrtarisht akuzat kundër tij dhe për të urdhëruar ndalimin. “Drejtësia e shfajëson për akuzën më të rëndë. Ne do të kundërshtojmë vendimin e gjyqtarit në mënyrë që ai të jetë i lirë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati Yassine Bouzrou në lidhje me apelin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI