Flash

Di Maria kërkon falje: "Reagim i papërshtatshëm, humbja për fajin tim"

Lapsi.al 18 September 2022
Di Maria kërkon falje: "Reagim i papërshtatshëm, humbja
Pas përjashtimit me karton të kuq, ka ardhur ndjesa. Angel Di Maria ka vendosur t'u dërgojë një mesazh tifozëve të Juventus dhe shokëve të tij të skuadrës, pas të kuqit në ndeshjen e Monzas. Argjentinasi dha një goditje me bërryl ndaj Izzos, duke u përjashtuar nga fusha. Juventus në këtë mënyë luajti me 10 lojtarë nga minuta e 40 e pjesës së parë. Lexo më tej: Video/ Çmendet Di Maria, me 10 lojtarë Juventus është katastrofë: fitorja e parë e Monzës "Dua t'u kërkoj falje të gjithëve për këtë reagim të papërshtatshëm që pata në fushë - ishin fjalet e argjentinasit në Instagram -. Duke e lënë skuadren me një lojtar më pak në një moment kaq të vështirë në kampionat, na bëri të humbisnim ndeshjen. Për humbjen është vetëm faji im. Më vjen shumë keq. Unë jam profesionist, por edhe një qenie njerëzore që bën gabime dhe di t'i njohë ato".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Juventus është tashmë në vendin e tetë me 10 pikë, pas 7 javëve të para. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për skuadrën e Allegrit, që e pa sfidën nga tribuna i skualifikuar. Tashmë vendi i parë është shtatë pikë larg dhe pozicioni i bardhezinjve nuk është aspak komod. Sidomos duke pasur parasysh se edhe në Champions kanë zero pikë në dy ndeshje dhe janë një hap nga eliminimi. https://www.youtube.com/watch?v=o73XRc1O1T8

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI