Flash

Gafa e presidentit armen në homazhet për Mbretëreshën zemëron britanikët

Lapsi.al 18 September 2022
Gafa e presidentit armen në homazhet për Mbretëreshën

Presidenti i Armenisë shkaktoi zemërim tek britanikët mëngjesin e kësaj të diele. Gafa e tij ishte se ai lejoi të fotografohej kur po përkulej përpara arkivolit të Mbretëreshës Elisabetë.

Mediat britanike i kanë konsideruar këto si “pamje tronditëse”. Presidenti Vahagn Khachaturyan u fotografua nga një ndihmës i tij kur po qëndronte para arkivolit të monarkes së ndjerë të mbështjellë me flamurin anglez.

Rregullat janë të rrepta brenda ndërtesës solemne 1000-vjeçare. Aty ndalohet në mënyrë kategorike përdorimi i celularëve apo kamerave. Ata që hyjnë në sallën e madhe për të bërë nderimet e tyre të fundit informohen paraprakisht për rregullat.

Pamjet tregojnë se presidenti, një nga aleatët e vetëm të Vladimir Putin, u shoqërua nga ndihmësit dhe kaloi nëpërmjet një korridori VIP për në sallën ku ndodhet arkivoli i monarkes.

Pak çaste më vonë ai futet në radhë mes qindra njerëzve të tjerë që kanë qëndruar deri në 13 orë për të kryer homazhe. Presidenti armen ndalon përpara arkivolit të mbështjellë me flamur. Kura ai përkulet, asistenti i tij nxjerr celularin dhe menjëherë bën një foto. Stafi në sallë mbeti i indinjuar nga incidenti.

Reagimet

"Ishte shumë, shumë mungesë respekti. Krejt e pafalshme. Ai duhet të ketë turp nga vetja. Le të shpresojmë që ai të tregojë më shumë respekt nëse shkon në varrim” – tha Janet Taylor një 76-vjeçare e moshuar që qëndroi 13 orë në radhë me 2 djemtë e saj. “Është thjesht e tmerrshme. Ai dukej sikur po kërcente. Ishte duke qeshur dhe duke mos treguar asnjë respekt” – tha një 52-vjeçare e pranishme.

“Kishte qindra njerëz në atë sallë. Askush nuk po fliste. Vetëm ai. Jap, yap, yap, yap. Është e qartë se ai kishte planifikuar të bënte foto. Ai dhe ndihmësi i tij janë të përgatitur përpara arkivolit. Është një zemërim absolut. Këta njerëz supozohet të japin shembull. Ai i di rregullat dhe do t'i ishte thënë para se të hynte” – thanë të tjerë njerëz në radhë.

“Rregullat janë jashtëzakonisht të qarta. Ne thjesht kërkojmë nga njerëzit që të sillen me respekt dhe të mos bëjnë asnjë foto. Të gjithë kanë arritur t'i ndjekin ato rregulla deri në germë... përveç këtij individi" – i tha “The Sun” një nga organizatorët. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete, mund të hapet në vitin 2085

Mbretëresha ndryshoi testamentin në gusht / Kush i merr tani 447 milionë dollarët e saj

Mbretëresha Elisabetë kishte makinën e dytë më të shtrenjtë në botë

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI