Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Komisioni Europian merr vendimin: Fondet për Hungarinë nuk do të pezullohen

Lapsi.al 18 September 2022
Komisioni Europian merr vendimin: Fondet për Hungarinë nuk do të

Komisioni Europian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Bashkimi Evuopian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij.

“Komisioni propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet e kohezionit dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh”, tha të dielën në një konferencë për media, komisioneri për Buxhet i KE-së, Johannes Hahn.

“Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor”, tha ai.

 

 

“Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën”, shtoi Hahn.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret nga Këshilli i BE-së.

Të shtunën, Qeveria hungareze tha se deputetët do të votojnë javën e ardhshme një sërë ligjesh që kanë për qëllim që të ulin tensionet me bllokun evropian sa i përket përmbushjes së reformave.

Lexo edhe:

BE padit Hungarinë në gjykatë për të drejtat e LGBTQ+ dhe lirinë e medias

Gergely Gulyas, shefi i stafit të Orbanit, u tha gazetarëve se deputetët hungarezë pritet të votojnë masa që kanë për qëllim të zbusin shqetësimet rreth korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike.

“Projektligjet do t’i dërgohen Parlamentit javën e ardhshme. Ne presim që të hënën dhe të premten ato të votohen dhe të hyjnë në fuqi në nëntor”, tha ai.

Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së.

Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit./REL

Të këshilluara

Vuçiç rrit pagat e ushtrisë me 25%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh. Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm dhe d...

19:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI