Flash

Nuk e ftuan në varrimin e Mbretëreshës/ Reagon ashpër Moska

Lapsi.al 18 September 2022
Nuk e ftuan në varrimin e Mbretëreshës/ Reagon ashpër Moska

500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaja priten në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Në ceremoni është ftuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ai tashmë ka mbërritur në kryeqytetin britanik. E përjashtuar nga kjo ceremoni ishte Rusia. Asnjë ftesë nuk u nis për në Moskë. Kremilini reagoi me një përgjigje të shkurtër për faktin që nuk ishte ftuar.

“Një përpjekje për të shfrytëzuar një tragjedi kombëtare për qëllime gjeopolitike dhe kundër vendit tonë". Janë këto fjalët e Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Vendimin e qeverisë së Liz Truss Moska e ka cilësuar "thellësisht imoral" dhe "blasfemik". Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Zakharova shprehu zhgënjimin e autoriteteve ruse edhe përmes rrjeteve të tyre sociale.

Pas pushtimit të Ukrainës, marrëdhëniet midis rusëve dhe Mbretërisë së Bashkuar janë në një nivel armiqësie edhe më të lartë se ai i Luftës së Ftohtë.

Të ftuarit

Të gjithë “të fuqishmit” e Botës do të jenë të gjithë të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Të gjithë ose pothuajse të gjithë. Bashkë me Rusinë është përjashtuar vetëm Afganistani, Bjellorusia, Birmania, Siria dhe Venezuela.

Funerali i Mbretëreshës është bërë një rast për polemika ndërkombëtare jo vetëm në lidhje me marrëdhëniet me Moskën. Në listën e të ftuarve ishte edhe një emër tjetër që ka ngjallur kritika të forta. Bëhet fjalë për Mohammed Bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite. Ai është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Megjithatë,pavarësisht ftesës ai nuk do të shkojë personalisht në Londër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI