Flash

"Pak kripë para ndeshjes": Nusret surprizon Napolin, i dhurohet fanella e Di Lorenzos

Lapsi.al 18 September 2022
"Pak kripë para ndeshjes": Nusret surprizon Napolin, i dhurohet

Një surprizë për Napolin në kampin e tyre stërvitor në Milano, përpara ndeshjes kundër Milanit të Piolit. Skuadra e Spallettit është vizituar nga shefi i kuzhinës i famshëm turk Salt Bae, pseudonimi i Nusret Gökçe. E qartë se Spalletit i duhet të 'mësojë' si t'i hedhë pak 'kripë' produktit të tij. Sidomos para ndeshjes së madhe të Serie A.

Bae është bërë i famshëm në të gjithë botën, për spektaklin me të cilën ai shoqëron gatimin e mishrave. Nusret është spektakolar për teknikën e tij origjinale të përgatitjes së mishit me erëza. Siç dokumentohet nga profili zyrtar i Napolit në Twitter, klubi napolitan i ka dhuruar yllit turk një fanellë të Di Lorenzos. Nusret ka bërë edhe një foto kujtimi me Politanon dhe teknikun Spalletti.

Lexo më tej: Nusret kujton fillimet e vështira, ‘Sot vlej një miliard’

Milan e Napoli do të përballen në mbrëmje në Serie A për kreun e kampionatit. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 14 pikëve pas gjashtë javëve të para dhe një fitore do t'i vendoste në krye. Sigurisht Napoli e Milan duhet të bëjnë kujdes edhe nga Atalanta, po me 14 pikë, që do të luajë me Romën. Verdhekuqtë e ndjekin skuadrën e Gasperinit një pikë pas.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI