Flash

Video/ Real Madrid 'mbreti' i qytetit: Atletico nuk ndal dot kthimin e Blancos në krye

Lapsi.al 18 September 2022
Video/ Real Madrid 'mbreti' i qytetit: Atletico nuk ndal dot kthimin e

Java e gjashtë e La Liga sheh Real Madrid të fitojë derbin me Atletico në Wanda Metropolitano. Përfundon 2-1 për djemtë e Ancelottit, të cilët dominuan në pjesën e parë me Rodrygo (18') dhe Valverde (36'). Blancos rezistuan pas golit të Hermosos (83') dhe kaluan Barcelonën, duke u rikthyer në vendin e parë, +2 nga katalanasit. Në vendin e tretë mbetet Betis, që kaloi Girona 2-1 me një dygolësh të Iglesias (15' dhe 71'). Përfundon 1-1 mes Villarrealit dhe Sevillas.

Derbi i Madrid shkon edhe një herë për Real Madrid. Në Wanda Metropolitano, blancos mundën 2-1 Atletico dhe kalojnë sërish Barcelonën. Skuadra e Ancelottit mbetet në vendin e parë me pikë të plota. Pjesa e parë ishte një monolog mes të besuarve të Ancelottit. Në të 18' Rodrygo shkëmbeu mrekullisht me Tchouameni dhe me të majtën ndëshkoi Oblak. 1-0 për Blancos, ndërsa në të 36' një tjetër aksion mahnitës çoi në 2-0. Vinicius u shkëput në të majtë, por goditja e tij u devijua nga Oblak në shtyllë. Topin e rikthyer Valverde e depozitoi në portën e zbrazët.

Lexo më tej: Ancelotti e transformoi Real Madrid nga mbrojtja: u ndërtua me 103 milionë euro, tani vlen 235

Dukej si preludi i një sfide njëkahëshe, por në pjesën e dytë Colchoneros rezistuan dhe arritën të shkurtojnë distancën. Goditje nga këndi dhe Hermoso me kokë, ndëshkoi daljen e keqe të Courtois (83'). Autori i golit, megjithatë, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të për një brryl në zonë. Lojtari e la me 10 lojtarë Atleticon në fund, edhe pse nuk duket se e goditi Ceballos sa për të justifikuar kartonin e dytë të verdhë. Real rezistoi dhe mund t'i gëzohet vendit të parë me 18 pikë, +2 ndaj Barcelonës. Atletico i Simeones, nga ana tjetër, mbetet i shtati me 10 pikë, aq sa Real Sociedad.

LaLiga Santander Spain

Osasuna 0-2 Getafe

Villarreal 1-1 Sevilla

Real Betis 2-1 Girona

Real Sociedad 2-1 Espanyol

Atletico Madrid 1-2 Real Madrid

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI