Flash

Zbulohen vendet që nuk janë ftuar në varrimin e Mbretëreshës

Lapsi.al 18 September 2022
Zbulohen vendet që nuk janë ftuar në varrimin e

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman nuk pritet të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elisabetë II. Lajmin e dha për Reuters një burim i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Burimi tha se ndryshimi i qëndrimit është bërë nga vetë sauditët.

Grupet e të drejtave të njeriut kishin kritikuar vendimin për të ftuar Princin e Kurorës, i cili është sundimtari de fakto i Arabisë Saudite. Princi, i njohur si "MBS", është akuzuar nga inteligjenca perëndimore se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ai e mohon akuzën. Por ai është konsideruar si një i padëshiruar në Perëndim pas kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka qenë në Britani që nga vrasja e gazetarit brenda Konsullatës Saudite në Stamboll.

Burime pranë Ambasadës Saudite konfirmuan më herët se Princi i Kurorës do ta vizitonte Londrën këtë fundjavë. Tashmë duket se plani ka ndryshuar për shkak të reagimeve. Megjithatë Princi Turki al-Faisal, një tjetër mbretëror i lartë saudit, pritet të marrë pjesë në funeralin në vend të tij.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ftesa për Mohammed Bin Salman anashkalonte historinë e tmerrshme të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Një ftesë për Kinën shkaktoi gjithashtu polemika. Kjo për shkak të trajtimit të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë në Xinjiang. Kina ka konfirmuar se do të dërgojë zëvendëspresidentin e saj, Wang Qishan, në funeral.

Kush nuk është ftuar

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar në ceremoni. Kjo pasi Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende. Askush nga Rusia, Bjellorusia dhe Myanmar nuk është ftuar gjithashtu.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai "nuk po e mendonte" pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës.

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë. Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike edhe në Mianmar që nga një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar. Koreja e Veriut dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorë dhe jo krerët e shteteve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kush ishte Elisabeth II/ Dramat dhe skandalet që shoqëruan mbretërimin e saj

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI