Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Britania i jep lamtumirën monarkes që sundoi për 7 dekada

Lapsi.al 19 September 2022
Britania i jep lamtumirën monarkes që sundoi për 7 dekada

Britania do t’i japë sot lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth e 2-të – monarkes së vendit që sundoi për 70 vjet. Pas homazheve 4 ditore, ku qindra mijëra njerëz mundën të shohin nga afër arkivolin e sundimtares, Westminster Hall mbylli dyert për publikun.  Funerali shtetëror është i pari i këtij lloji që nga ai i Winston Churchill në 1965.  Qindra personalitete do të marrin pjesë në shërbimin në Abbey. Këtu përfshihen presidentë e kryeministra në mesin e kongregacionit prej 2,000 trupash.

Miliona persona pritet ta shikojnë ngjarjen nëpërmjet televizioneve në mbarë botën. Radha për vajtuesit për të vizituar arkivolin e monarkes së ndjerë, u mbyll në orën 22:45 të së dielës. Të dielën mbrëma gjithashtu u konfirmua se stërnipërit e Mbretëreshës, Princi George dhe Princesha Charlotte, do të marrin pjesë në ngjarjen historike.

Lexo më tej: LIVE/ Mbretëresha Elisabeth II nis udhëtimin e saj të fundit

Shkollat, dyqanet, bankat dhe bizneset janë mbyllur ndërsa 10 mijë policë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë. Kjo pasi ky konsiderohet operacioni më i madh i mbrojtjes në të gjithë globin. Edhe pse i planifikuar prej vitesh, operacioni London Bridge, do të jetë një makth për autoritetet, që duhet të balancojnë nevojën për mbrojtjen e liderëve botërore me dëshirën e publikut për të përcjellë monarken aq të dashur.

Pas shërbesës në Abacinë e Westminter, arkivoli do të zhvendoset në Harkun e Wellingtonit në Hyde Park. Kortezhi mortor do të udhëtojë më pas në kështjellën Windsor për një ceremoni private familjare në kapelën e Saint George.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI