Flash

Christina Aguilera nderohet për punën e saj filantropike

Lapsi.al 19 September 2022
Christina Aguilera nderohet për punën e saj filantropike

Christina Aguilera do të nderohet me Billboard Spirit of Hope për punën e saj  filantropike. Artistja do të ngjitet në skenë në Billboard Latin Music Awards për të marrë cmimin.

Billboard Spirit of Hope u krijua për nder të Selena Quintanilla. Ajo u prezantohet yjeve të cilët i kanë kushtuar kohë dhe  qëllimeve qytetare, komunitare dhe humanitare përtej muzikës.

Marrësit e mëparshëm të çmimit përfshijnë Carlos Santana, Carlos Vives, Daddy Yankee, El General, Emmanuel, Gloria Estefan, Juanes, Juan Luis Guerra, Los Tigres del Norte, Luis Fonsi, Maná, Marc Anthony, Olga Tañón, Ricardo Montaner, Ricky Martin, Shakira, Soraya dhe Willy Chirino.

Christina Aguilera ka një karrierë që përfshin dekada që nga vitet '90. Ajo ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën dhe ka pasur pesë këngë numër 1 në listën e Billboard Hot 100.

Këngëtarja ka marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë një yll në Hollywood Walk of Fame. Gjithashtu ajo mori çmimin iMusic Icon në People's Choice Awards në 2021. Ajo ishte gjithashtu e vetmja artiste nën 30 vjeç që u përfshi në Rolling Stone 100 këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Përveç muzikës, Aguilera ka udhëtuar nëpër botë për të ndihmuar zonat e goditura nga varfëria. Ajo ka ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 150 milionë dollarëve për Programin Botëror të Ushqimit.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Today

Të këshilluara

Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody  zbuloi se ai planifiko...

12:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI