Flash

Gjendet trupi në Greqi/ Në pantallona kishte dokumente të një çështje penale në Shqipëri

Lapsi.al 19 September 2022
Gjendet trupi në Greqi/ Në pantallona kishte dokumente të

Një skelet njeriu është gjetur në një fushë pranë Tebë, në Greqi.  Trupi, i cili u gjet mëngjesin e sotëm nga një shofer kalimtar, nga rrobat dyshohet se i përket një burri. Vdekja e tij, siç u konstatua nga mjeku, ka ndodhur kohë më parë.

Trupi i dekompozuar u gjet gjatë punimeve në rrugën në Tebë, vetëm një metër nga sipërfaqja e rrugës. Skeleti i burrit është gjetur gjysmë i zhveshur. Ajo çfarë është e dyshimtë është fakti që në xhepin e pantallonave janë zbuluar dokumente që lidheshin me një çështje penale në Shqipëri.

Të ngjashme: Flet vrasësi i shqiptarit në Greqi: E shtrëngova me litar në fyt për të shpëtuar tim bir

Mediat greke raportojnë se policia nuk ka bërë të mundur dot identifikimin e personit. Për këtë arsye blutë po kontrollojnë denoncimet e bëra për personat e humbur. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, por dyshohet se trupi është ekzekutuar e më pas është hedhur në një hendek për të humbur gjurmët. Vërtetësia e veprës penale pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Duke qenë se trupi është i dekompozuar, do të përdoret një test ADN-je për të zbuluar kush është viktima. Policia e Tebës po grumbullon informacione për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI