Flash

Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve në Dubrovnik

Lapsi.al 19 September 2022
Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve në Dubrovnik

Kate Winslet është dërguar në spital pas dëmtimit gjatë xhirimeve në Dubrovnik. Një përfaqësues i aktores ka zbuluar më shumë rreth gjëndjes së saj shëndetësore.

"Kate mori menjëherë kujdes shëndetësor pas rrëshqitjes në sheshxhirim. Ajo është mirë dhe do të xhirojë, siç ishte planifikuar, këtë javë", u shpreh ai për ET. Kate është duke punuar në dramën historike Lee, ku do të luajë fotografen Lee Miller,e ciala  ka punuar si korrespondente e Vogue gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Puna më e fundit e  Kate Winslet në serialin Mare of Easttown i dha aktores një çmim Emmy në 2021. Gjatë një interviste,aktorja diskutoi  rreth një sezoni të dytë të mundshëm.

Kate Winslet

"Ka biseda. Ka shumë ide që qarkullojnë, por mendoj se derisa të ketë një skenar që të gjithë mund ta shikojmë dhe ta shohim, a ia vlen të tregohet apo jo, atëherë ne nuk e dimë. Sinqerisht, Nuk e di”, tha Winslet në atë kohë.

Ajo shtoi  se edhe nëse do t'i jepej mundësia, asaj do t'i duhej të mendohej përpara se të pranonte rolin për herë të dytë.

"Do e mendoja mirë sepse, sinqerisht, ishte shumë e vështirë," shpjegoi aktorja. "Donte shumë përkushtim. Më duhej të pushoja këtë vit, bëra një terapi të  me të vërtetë më është dashur kohë të merrja veten. Kështu që duhet ta mendojë, sepse ndonjëherë duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor dhe gjëra të tilla."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI