Flash

Lady Gaga kërkon falje publike pas anulimit të koncertit

Lapsi.al 19 September 2022
Lady Gaga kërkon falje publike pas anulimit të koncertit
Lady Gaga u kërkoi falje fansave pasi anuloi datën e fundit të turneut të saj Chromatica Ball,në Miami. Në Twitter, organizatorët njoftuan mëngjesin e së dielës se stuhia kishte goditur Miami. Në orë më vonë, Hard Rock Stadium shkroi në Twitter: "Shfaqja e Lady Gaga nuk mund të vazhdojë për shkak të motit të keq". Kur u përhap lajmi se koncerti nuk do të rifillonte, Lady Gaga ndau një video në Instagram duke iu drejtuar me lot në sy fansave. “Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami, por nuk ia dolëm sepse edhe kur shiu pushoi disi, pati rrufe. ”Dua të jem e përgjegjshme.Nuk  e di se çfarë do të bëja nëse do i ndodhte dicka dikujt në audiencë ose anëtarëve të ekipit tim, "tha ajo. "Më vjen keq që nuk arritëm të bënim performancën epike të "Rain On Me" në shi. Por, për mua ajo që më vlen më shumë për mua është jeta." Gaga e mbylli mesazhin e saj me një shënim në lidhje me albumin e saj më të fundit.  "Chromatica"nuk do të përfundojë kurrë sepse ajo ka të bëjë me shërimin. 'Chromatica' ka të bëjë me faktin se ti je i mjaftueshëm. Unë ndihem e mjaftueshme edhe pse nuk arrita të performojë. Ju dua", shkroi artistja. Në një tjetër postim, ajo postoi një selfie në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me një buqetëme trëndafila të kuq./Lapsi.al

Të këshilluara

Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody  zbuloi se ai planifiko...

12:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI