Flash

Publikohen email-et e Gledis Nanos, u njoftua se Talo Çela lëvizte në Tiranë

Lapsi.al 19 September 2022
Publikohen email-et e Gledis Nanos, u njoftua se Talo Çela lëvizte

I shumëkërkuari i drejtësisë, Talo Çela, lëvizte lirshëm me makina luksoze në qendër të Tiranës. Kështu të paktën rezulton në një informacion dërguar drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ky informacion është publikuar së fundmi nga hakerat të cilët kanë siguruar e-mailet- në inbox-in e Nanos.

Sipas informacionit, Talo Çela prej disa kohësh ishte parë të lëvizë në Tiranë.

Lexo më tej: Hakerat zbërthejnë policinë/ Publikojnë gjithçka mbi Gledis Nanon

Emaili i publikuar në rrjetet sociale:

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një  informacion i cili bën fjalë  për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.

Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës.  Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë. Ata kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë. Kurse më datën 5 ka qënë vetëm.

Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë   cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë  ngjarje  tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë. Ju  bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur  se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

 

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI