Flash

Video/ Urrejtja e tifozëve të Celtic ndaj Mbretëreshës nuk ka fund: pankartë e kore në minutën e heshtjes

Lapsi.al 19 September 2022
Video/ Urrejtja e tifozëve të Celtic ndaj Mbretëreshës nuk
Pas ndalimit për një javë për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, futbolli britanik është rikthyer këtë fundjavë në fushë. E megjithatë ka patur homazh, minutë heshtje dhe duartrokitje për sovranen e ndjerë. Por jo të gjithë e respektuan zinë. Madje shfrytëzuan minutën e heshtjes për të organizuar protestën e tyre të ashpër kundër familjes mbretërore. Tifozët e Celtic Glasgow, të impenjuar në fushën e St Mirren, shfaqën një pankartë polemizuese dhe kënduan kore kundër monarkisë britanike. Është periudhë zie për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ose pothuajse. Ka nga ata që përfituan nga humbja e Mbretëreshës Elizabeth II për të përshkallëzuar protestën e tyre kundër monarkisë. Tifozët e Celtic, gjatë minutës së heshtjes, shfaqën një pankartë të fortë të shoqëruar me duartrokitje ironike dhe kore polemizuese: "Nëse e urreni familjen mbretërore, duartrokitni", lexohej në pankartë, e ndjekur nga duartrokitje dhe shumë ofendime. Një qëndrim proteste që ka rrënjë të lashta.

URREJTJA E TIFOZËVE TË CELTIC

Celtic ka përfaqësuar gjithmonë pjesën e Glasgow të përbërë nga pasardhës të emigrantëve katolikë irlandezë dhe republikanë. Ata kanë qenë gjithmonë në konflikt të hapur me monarkinë dhe protestues kundër familjes mbretërore. Vetë klubi gjatë kësaj periudhe zie nuk i ndali aktivitetet e tij si të gjitha klubet e tjera britanike. Për më tepër, ata nuk ndërmorën ndonjë iniciativë për të kujtuar Elizabeth II. I kotë apeli i trajnerit të Celtic, Ange Postecoglou, i cili u kishte kërkuar tifozëve të tij të respektonin minutën e heshtjes. Hutim dhe siklet mes gazetarëve të SkySports që po përgatiteshin të komentonin ndeshjen e St Mirren Park: "Kërkojmë falje nëse ajo që u dëgjua mund t'ju ketë ofenduar," tha komentatori Ian Crocker. "Shumica e njerëzve treguan respekt, të tjerët jo".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI