Flash

13% u rrit numri i turistëve në korrik, Jugun e braktisën vendasit

Lapsi.al 20 September 2022
13% u rrit numri i turistëve në korrik, Jugun e braktisën

Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik. Instituti i Statistikave raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind. Rritje shënuan ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë. Kryefjalë e shifrave: jugun e braktisën vendasit.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14,9 %, në krahasim me Korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14,9 %. Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15,0 “ thuhet në publikim.

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 53,6 %.

Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71,6 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,9 %);Netë qëndrime” thuhet në publikimin e INSTAT.

Netëqëndrimet

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14,9 %. Përqindje më e lartë në krahasim me muajin Korrik 2021.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41,2 %. Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34,4 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,1 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,8 %)” nënvizon INSTAT.

Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 35,1 % që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,9 %, kundrejt 36,0 % që ishte në muajin Korrik 2021. /monitor

Të këshilluara

Eksportet rriten me 41% në tetë muaj

Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht. Ato janë ndihmuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, sidomos për naftën. Sipa...

07:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI