Flash

Arrestohen 6 adoleshentë në Tiranë, bënë zhurmë dhe dhunuan policët

Lapsi.al 20 September 2022
Arrestohen 6 adoleshentë në Tiranë, bënë zhurmë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas arrestimit të 6 adoleshentëve në zonën e 'Myslym Shyrit'. Blutë deklarojnë se të rinjtë u vunë në pranga pasi ndaj tyre u ngritën ankesa nga banorët. Shqetësimet e qytetarëve lidheshin me zhurmën që adoleshentët kishin shkaktuar.

Në momentin që policia ka kryer arrestimin e tyre, sipas forcave blu, personat e ndaluar kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Të ngjashme: I vendosën thikën në fyt, dy adoleshentë grabisin një person në Tiranë

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Mirëpo, familjarët e të rinjve janë shprehur ndryshe për mediat. Ata kanë deklaruar se kanë qënë efektivët ata të cilët dhunuan fëmijët dhe jo e kundërta siç u bë e ditur nga policia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI