Flash

Arthur, kërkesa e habitshme për Liverpool: Klopp e zbret te Under 21

Lapsi.al 20 September 2022
Arthur, kërkesa e habitshme për Liverpool: Klopp e zbret te Under 21

Arthur Melo në fushë me ekipin e Liverpool U-21 sepse nuk ka kondicionin e duhur fizik. Braziliani u transferua në Merseyside në ditën e fundit të sesionit të transferimit të verës. Mesfushori, prej kohësh jashtë projektit të Juventusit, i është bashkuar skuadrës së Jurgen Klopp. Arthur mbërriti në Anfield me formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Lojtari, për shkak të përgatitjes së dobët parasezonale me bardhezinjtë e kondicionuar nga një problem në kavilje, nuk është në formën optimale. Arthur e di shumë mirë, por dëshiron të tregojë vlerën e tij në fushë dhe të fitojë vendin e tij në radhët e Reds.

26-vjeçari, për këtë arsye, i kërkoi stafit stërvitor të shkonte dhe të luante me skuadrën U-21 të klubit. Ndeshja e fundjavës mes Liverpool dhe Chelsea është shtyrë për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Shumë nga lojtarët e ekipit të parë e shfrytëzuan pushimin për t'u përgatitur për impenjimet me kombëtaret përkatëse. Disa të tjerë luajtën me U-21 për të kapur ritmin e të tjerëve.

Skuadra e të rinjve të Reds, e drejtuar nga Berry Leëtas, u përball me Leceister. Në fushë për Liverpool zbritën edhe Arthur, Nat Phillips dhe Fábio Carvalho, i cili së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim në gju. Tre të rriturit luajtën për 90 minuta kundër Foxes. Skuadra e Merseyside shënoi një fitore 1-0. Për të tre lojtarët ishte një mundësi e shkëlqyer, një hap përpara për të fituar minuta lojë dhe për të përmirësuar gjendjen fizike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI