Flash

Nga dënimi i Portos te pankina në Monza: Allegri-Bonucci, historia e një raporti të komplikuar

Lapsi.al 20 September 2022
Nga dënimi i Portos te pankina në Monza: Allegri-Bonucci, historia e

Në vigjilje u konsiderua si ndeshja e kthesës pas figurës së shëmtuar me Benfikën. Monza ishte udhëkryqi i sezonit, sfida kundër të fundit në renditje që mund të kishte qetësuar një Juventus të plagosur. Historia, pastaj, tregoi diçka tjetër dhe diskutimet e mëpasshme kishin vetëm një argument të fortë: të ardhmen e Allegrit. Një Allegri që në momentin kyc të sezonit vendosi të lërë në pankinë liderin dhe kapitenin Leonardo Bonucci.

Përse? Shpjegimi i Landuccit, që foli në vend të Allegrit të pezulluar, thoshte gjithçka dhe asgjë: “Zgjedhje teknike”. Një zgjedhje, megjithatë, që nuk ndjek një logjikë të saktë, nëse flasim vetëm për fushën. Bonucci është i vetmi mbrojtës në skuadër që lejon ndërtimin e aksioneve nga pas. I vetmi në gjendje të përmbysë lojën me topa të gjatë të saktë. Shumë e kanë lidhur përjashtimin e tij me disa thënie pas Benfikës: “Jam i shqetësuar, vuajmë të bëjmë gjithçka, nuk e di nëse është fakt fizik apo mendor”.

Lexo më tej: Video/ Di Maria ankohet për zgjedhjet e Allegrit: “Por què?”

Nëse arsyeja do të ishte kjo, do të ishte demonstrimi praktik se janë të vërtetë zërat që qarkullojnë. Ato se dhomat e zhveshjes së Juventusit nuk shkojnë në përputhje me udhëzimet teknike. Me pak fjalë, marrëdhënia mes Allegrit dhe emrave të mëdhenj të ekipit të tij sigurisht që nuk do të ishte idilike. Përveç pankinës së kapitenit, spikat hutimi i Di Marias, kur Milik u zëvendësua kundër Benfikës. Si dhe gjeste të tjera evidente vuajtje nga disa lojtarë, sa për të vërtetuar këtë tezë.

HISTORIA

Në çdo rast, marrëdhënia Bonucci-Allegri nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Dënimi i famshëm i Portos hyri në histori, kur Leo ndoqi nga tribuna ndeshjen e Juventus në Champions League në Portugali. E gjitha ndodhi pas një sherri të ashpër në fushë me trajnerin gjatë ndeshjes kundër Palermos. Kësaj i shtohet edhe vendimi për heqjen e shiritit pas rikthimit te Juventus në vitin 2021: “Shiriti i kapitenit shkon për ata më me eksperiencë dhe që kanë më shumë vite me Juventus. Bonucci? Jo, Leo iku, nuk llogaritet më, zerohen vitet”, tha Allegri duke bërë shaka me gazetarët gjatë konferencës për shtyp të prezantimit te Juventus. “Nëse do shiritin, mund të shkojë ta blejë dhe të luajë në shesh”.

Me pak fjalë, edhe pse marrëdhënia nuk është më e mira, vendimi për ta lënë atë jashtë në një ndeshje kyçe jep idenë e një situate shumë të komplikuar në dhomat e zhveshjes së Juventusit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI