Flash

F1/ Projektohet kalendari 2023: Botërori më i gjatë i të gjitha kohëve kthehet në Las Vegas

Lapsi.al 20 September 2022
F1/  Projektohet kalendari 2023: Botërori më i gjatë i të

Këshilli Botëror i FIA-s ka miratuar kalendarin e Kampionatit Botëror të Formula 1 të vitit 2023. Janë planifikuar njëzet e katër Çmime të Mëdha te kalendari. Debutimi i sezonit është të dielën më 5 mars në Bahrein e mbyllja të dielën më 26 nëntor në Abu Dhabi. Finalja e madhe është paraprirë me tetë ditë (e shtunë 18) nga edicioni i parë i Çmimit të Madh të Las Vegas. Imola do të presë, në 21 maj, fazën e shtatë të Botërorit. Ndërsa Çmimi i Madh i Italisë do të zhvillohet të dielën më 3 shtator në Monza.

Ky do të jetë takimi i fundit evropian përpara finales (tetë GP) mes Lindjes së Largët, Amerikës Veriore dhe Jugore dhe Gjirit Persik. Kalendari ka rikthyer (kontratë dhjetë vjeçare) Çmimin e Madh të Katarit, që kishte debutuar në vitin 2021 por nuk zhvillohet këtë vit për shkak të Kupës së Botës në futboll.

RISIA

Katër Cmime të Mëdha përtej oqeanit për të nisur, dyfishi për të përfunduar. Në mes, sezoni i gjatë evropian, dymbëdhjetë etapa radhazi. Të ndërprera vetëm nga udhëtimi "i vetëm" përtej Atlantikut i Çmimit të Madh të Kanadasë. Las Vegas është e vetmja hyrje e re në serinë e kampionatit botëror. Por mund të jetë menjëherë vendimtar për caktimin e titullit. Kjo sepse është inskenuar si akti i parafundit i sezonit! Në një farë kuptimi ka ndodhur tashmë. Në vitin 1981, në kohën e Caesar's Palace Grand Prix, ku Nelson Piquet (Brabham) fitoi ndaj Carlos Reutemann (Williams) të parin nga tre titujt e tij botërorë. Ndërsa pikërisht dyzet vjet më parë, u shënua fitorja e parë e Michele Alboretos. Tyrell triumfoi në cirkuitin e krijuar në parkingun e jashtëzakonshëm të Caesar's Palace Hotel.

Italia ka detyrën e hapjes dhe mbylljes së pjesës qendrore të sezonit. GP e Kanadasë nis tërësisht në Kontinentin e Vjetër. Mes Imolas - që pason Miamin me dy javë - dhe Monzës (që paraprin Singaporin me po aq), gjuetia për titullin e pilotëve dhe konstruktorëve do të zhvillojë shumicën e tregimeve të saj.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI