Flash

Putin mbështet “kursin e pavarur të Serbisë në skenën ndërkombëtare”

Lapsi.al 20 September 2022
Putin mbështet “kursin e pavarur të Serbisë në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj.

“Përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë që të ruajnë të drejtat legjitime dhe interesat e Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Putin më 20 shtator në Moskë gjatë pranimit të kredencialeve të 20 ambasadorëve, përfshirë edhe të ambasadorit serb, Momçilo Babiq, raporton Beta.

Siç u tha në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes raporteve të partneritetit strategjik që bazohen në traditë të miqësisë, kulturës, afërsisë shpirtërore dhe historike të dy shteteve. Aty po ashtu u tha se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim.

“Me presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, ne rregullisht diskutojmë për çështjet kyçe për të zhvilluar më tej bashkëpunimin. Ne vlerësojmë dëshirën e miqve tanë serbë për të ndjekur një kurs të pavarur në skenën ndërkombëtare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar dialogun politik, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe në sferat humanitare”, tha Putin, raporton Beta.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Bashkimi Evropian vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Serbia dënoi pushtimin, por nuk vendosi sanksione ndaj Moskës.

Serbia dhe Rusia tradicionalisht kanë mbajtur raporte të ngushta dypalëshe. Serbia varet nga mbështetja ruse kur bëhet fjalë për pengimin që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Po ashtu, në Serbi, gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka krijuar monopol./ REL

Të këshilluara

Aksident në Klos, plagoset minatori

Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 në territorin e bashkisë Klos, teksa një person ka mbetur i plagosur. Fillimisht minatori ësht...

18:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI