Flash

Berisha për rrëzimin e TIMS: Është tronditëse, në pikat kufitare qarkullon lirshëm çdokush

Lapsi.al 21 September 2022
Berisha për rrëzimin e TIMS: Është tronditëse, në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke komentuar situatën e krijuar me ligjin në Shqipëri pas sulmit kibernetik që ka “hedhur në tokë” edhe sistemin TIMS.

Berisha theksoi se sot çdo e dhënë për bandat në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit dhe shitet në treg, ndërsa akuzoi qeverinë si banda më e madhe, që sipas tij sulme të ngjashme i ka realizuar në vazhdimësi.

Lexo edhe:

Sulmet kibernetike, probleme me sistemin TIMS në juglindje

“Në zhvillimet e fundit në vend gjithçka, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për bandat dhe kriminelët sot është në treg dhe kjo përbën një zhvillim në pamje të parë shumë tronditës. Kur mendohesh dhe arsyeton e konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit janë në Parlament, në qeveri dhe institucione atëherë është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike.

Sot pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë e dalin të kërkuar e të pakërkuar sepse sistemet nuk funksionojnë. Përsëri sot ortakët e tyre hyjnë në Parlament, hyjnë në qeverie dhe hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata me akte malavite , krahasuar me ministra dhe zv.ministra të tjerë me firmë qeveritare janë thërrime me krahasimet e tyre. Është e vërtetë që ishte një sulm i një fuqie armike, por këto kanë ndodh rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj”, tha Berisha.

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI