Flash

Busquets, pas 17 vjetësh i jep lamtumirën Barcelonës: spanjolli e ka zgjedhur skuadrën e re

Lapsi.al 21 September 2022
Busquets, pas 17 vjetësh i jep lamtumirën Barcelonës: spanjolli e

Sergio Busquets, pas 17 vitesh, është gati t'i japë lamtumirën Barcelonës. Kontrata e 34-vjeçarit do të përfundojë qershorin e ardhshëm dhe raportohet se nuk është rinovuar. Megjithatë, spanjolli do të vazhdojë të luajë dhe tashmë ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm. Bëhet fjalë për Inter Miami të David Beckham.

Javët e fundit tashmë ishte folur për një transferim të mundshëm të mesfushorit në MLS, por në fund mbeti në Camp Nou. Tani, megjithatë, ai duket gati të mbyllë siparin e përvojës së tij katalanase. Pas 17 vitesh besnikëri absolute ndaj Barcelonës, Busquets është gati të transferohet te Inter Miami. Jo në janar, siç shpjegon gazeta spanjolle Sport, por në qershor të vitit 2023, kur i skadon kontrata.

Sport shton se mesfushori do të kishte pranuar tashmë ofertën e klubit nga Florida dhe është i etur për të vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara. Spanjolli do të ishte vetëm i fundit nga lojtarët evropianë që do të kalonte në MLS. 34-vjeçari ka bërë pesë paraqitje këtë sezon dhe ishte kapiten i skuadrës në humbjen 2-0 ndaj Bayern Mynih në Evropë.

Për Inter Miami, i cili aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore të MLS, do të ishte një përforcim përvoje dhe cilësie. Megjithatë, nëse lojtari merr një propozim rinovimi, ai mund të zgjedhë të qëndrojë në Camp Nou për një sezon tjetër.

Busquets ka luajtur një rol themelor në suksesin e Barcelonës që nga viti 2008. Mesfushori me fanellën e Barçës ka bërë 685 paraqitje, por jo vetëm. Ai ka fituar tetë La Liga, shtatë Copa del Rey, tetë Superkupa të Spanjës dhe tre Ligë të Kampionëve. 34-vjeçari gjithashtu fitoi Kupën e Botës Afrika e Jugut 2010 dhe Kampionatin Evropian Poloni-Ukrainë 2012, me kombëtaren spanjolle.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI