Flash

Cannavaro, një kampion bote trajneri i Veselit: eksperienca e parë italiane për ish-qendërmbrojtësin

Lapsi.al 21 September 2022
Cannavaro, një kampion bote trajneri i Veselit: eksperienca e parë
Në kohën kur Frederic Veseli fliste në konferencën për shtyp të kombëtares, në klubin e tij prezantohej trajneri i ri. Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos. Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një komunikate. "Benevento Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se ia ka besuar rolin e drejtuesit teknik Fabio Cannavaro - thuhet në një shënim -. Trajneri do të prezantohet në shtyp nesër, e enjte 22 shtator, duke filluar nga ora 17:00, në Palazzo Paolo V në Benevento”. Për Cannavaron, i cili zë vendin e Fabio Casertas në pankinën e klubit kampan, kjo është eksperienca e parë në Itali si trajner. Pasi ka udhëhequr Al-Ahli, Guangzhou Evergrande, Al-Nassr, Tianjin Quanjian dhe përkohësisht kombëtaren kineze, vjen thirrja italiane. Ish-kampioni i botës në Gjermani 2006 dhe Topi i Artë rinis nga Seria B për të filluar aventurën e tij, me objektiv ngjitjen në Serie A. Kështu, Veseli do të gjejë tani një ekspert të mbrojtjes si trajner, që do ta ndihmojë shumë të rritet. Lexo më tej: Video/ Veseli kthen kokën pas dhe paralajmëron: “Izraeli nuk bëri ndonjë gjë, humbja erdhi nga ne” Benevento është aktualisht në vendin e 13-të në renditjen e Serie B, 8 pikë nga kreu. Në vendin e parë aktualisht është Reggina e Pippo Inzaghit, një tjetër ish-kampion bote me fanellën e Italisë në vitin 2006.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI