Flash

Flet personi që akuzohet se planifikonte të eliminonte Albin Kurtin

Lapsi.al 21 September 2022
Flet personi që akuzohet se planifikonte të eliminonte Albin Kurtin

Ka folur për herë të parë Prek Kodra. Ai është personi i cili është hetuar se kishte një plan për eliminimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deputetit të PDK-së Xhavit Haliti dhe një komandanti me emrin Ismet Haxha.

Kodra ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Në një lidhje telefonike në emisionin “Pressing” në T7, Kodra tha se nuk është snajperit. E vetmja armë që ka sipas tij është një çifte me leje.

Lidhur me një foto në të cilën Kodra shfaqet me deputetin Dritan Selmanaj, Preka ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai shtoi se nuk ka bërë asgjë për të pasur frikë dhe është i gatshëm t’i japë përgjigje për të gjitha pyetjet.

“Unë nuk jam snajperist. Nuk më hyn në punë ajo lloj arme. Unë kam 25 vite që kam armë gjahu me leje, çifte. Dritan Selmanaj? E keni marrë nëpër gojë duke e lidhur me mua se çdo gjë është kot këtu.

Unë isha në Kosovë me një nip timin dhe mikun e nipit tim. Nusja e tij shkon në Zvicër dhe ka shërbyer te familja e tij. I ka rritur fëmijën. Kemi qenë në Kosovë. Ishim ftuar në një darkë dhe e kemi gjetur atë person aty.

LEXO EDHE: Albin Kurti thyen heshtjen: Ndaj meje u planifikuan 3 atentate

Unë nuk e dija as që ishte deputet. Gjatë darkës, gjatë prezantimit më thanë që është deputet i Kosovës dhe kemi ndenjur në atë pozicion. Unë në jetën time as nuk e kam parë më parë, as më vonë.

Emrin atij personi ia kam mësuar përmes lajmeve. Unë jam i gatshëm të shkoj të përgjigjem dhe t’i kthej përgjigje. Nuk i fshihem askujt. Këto janë intriga shqiptarësh. Intriga kosovarësh që më duan të keqen mua dhe familjes time.

Nuk kam shpjegim për këtë histori. Jam një njeri që për herë të parë para dy ditësh e kam dëgjuar këtë histori. Akoma nuk e kam marrë veten. Ata njerëz që janë përmendur në atë lajm unë nuk i njoh përveç Albin Kurtit.

Nuk jam marrë me asnjë gjë që të kem frikë. Unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit. Këto janë shpifje, intriga. Kush ka gjë me mua, mi thotë gjërat në sy. Të rrijë i qetë kushdo, unë kam hallet e mia, problemet e mia” – tha Prek Kodra.

Emri i tij doli në emailet e Gledis Nanos që u publikuan nga hakerat që kanë hyrë në sistemet e policisë së shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI