Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Incineratori i Tiranës fitoi 6.2 milionë euro në 2021

Lapsi.al 21 September 2022
Incineratori i Tiranës fitoi 6.2 milionë euro në 2021

Kompania e “Integrated Energy BV SPV” e kontraktuar nga qeveria shqiptare për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës ka deklaruar në bilancin zyrtar dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit një normë fitimi që i ka kaluar 30 për qind, në një kohë që norma mesatare e fitimit në vend, sipas INSTAT, luhatet midis 7-10 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci, kompania Integrated Energy BV SPV ka raportuar të ardhura në vlerën e 2.6 miliardë lekëve në vitin financiar 2021 (22 milionë euro), ndërsa fitimi para taksave ishte 793 milionë lekë (rreth 6.2 milionë euro).

Norma e fitimit ishte sa 30.5% e të ardhurave të realizuara. Një normë të ngjashme fitimi është raportuar edhe në vitin 2020, ku të ardhurat e kompanisë ishin 2.3 miliardë lekë dhe fitimi zyrtar i raportuar ishte 723 milionë lekë.  Bilanci nuk është audituar akoma, por në dokumentet e dorëzuara thuhet se është në proces.

Në realitet, norma reale e fitimit mund të jetë shumë më e lartë, teksa një proces hetimor nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SPAK) ka zbuluar skema të frikshme pastrimi parash në kompanitë simotra në inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Procesi i hetimeve ka çuar në sekuestro të dy incenartorëve të Elbasan dhe Fierit, ndërsa edhe për inceratorin e Tiranës janë të njëjtët aksionerë.

SPAK në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Qeveria shqiptare në 2016 kur shpalli koncesion PPP për djegien e plehrave me incenerim e argumentoi këtë politikë, me faktin se investitori privat do të kryente investimin me fondet e veta, të cilat do të shlyheshin më vonë viti pas viti nga buxheti. Por realisht inceneratoret kanë marrë dhe vijojnë të marrin pagesa të cilat nuk i kanë të justifikuara më punë. Në praktikën e investimeve publike, inceneratorët janë një shembull i paprecedentë i shpërdorimit të fondeve publike nga një kompani private. Për me tepër kompania që ka shpërdoruar taksat e shqiptarëve është ndihmuar një spektër i gjere zyrtarësh dhe nëpunësish publik, disa prej të cilëve janë në burg dhe të tjerë në hetim.

Kompania Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet te investimet kapitale, por te shpenzimet korente). Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës./Monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI