Flash

Komisioni Europian apel shteteve të BE-së: Vizat për Kosovën të hiqen pa vonesë

Lapsi.al 21 September 2022
Komisioni Europian apel shteteve të BE-së: Vizat për Kosovën

Kosova ende i përmbush standardet për të përfituar nga liberalizimi i vizave. Është ky qëndrimi që do të mbajë Komisioni Evropian në progres-raportin për vitin 2022, qëndrim që e ka konfirmuar Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme.

“Komisioni konfirmoi në korrik 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende”, shprehet Hipper në deklaratën e bërë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel për portalet dtt-net.com me seli në Bruksel dhe lideri.mk me seli në Shkup.

Hipper rikujton se pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje.

“Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ne ofrojmë rregullisht një pasqyrë të performancës së Kosovës në fusha të ndryshme relevante për standardet përmes raporteve të vendeve të zgjerimit. Një pasqyrë e përditësuar është ofruar më 19 tetor 2021, e cila tregon se Kosova ende i përmbush standardet. Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave”, shton zëdhënësja Hipper.

KE aktualisht është duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Sipas zëdhënëses Hipper, ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, duke paraqitur një gjendje të përditësuar të lojës në ato fusha që lidhen me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill.

“Është vlerësimi ynë se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri. Edhe një herë, nga ana jonë, inkurajojmë shtetet anëtare që të vazhdojnë me heqjen e vizave për Kosovën. Përditësimi teknik synon të mbështesë vendimmarrjen e Shteteve Anëtare”, përfundon në prononcimin e saj e zëdhënësja Hipper.

BE ka hequr vizat në vitin 2009 dhe 2010 për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse Kosova është vendi i vetëm që ende përballet me regjim vizash./Express/

Të këshilluara

Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj

Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për lojërat e fatit dhe zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai tha se kryeministri k...

15:46

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI