Flash

Opozita ruse bën thirrje për protesta kundër 'luftës kriminale' të Putinit

Lapsi.al 21 September 2022
Opozita ruse bën thirrje për protesta kundër 'luftës

Opozita ruse bëri thirrje të mërkurën për protesta kundër presidentit Vladimir Putin. Ky vendim erdhi pasi lideri rus urdhëroi mobilizimin e 300,000 rezervistëve për luftën në Ukrainë. Presidenti Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës. Ndër të tjera ai paralajmëroi Perëndimin se nuk po bënte “blof” kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

Aleksei Navalny, udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse, i cili aktualisht është në burg, tha se Putini po dërgonte më shumë rusë drejt vdekjes për një luftë të dështuar.

“Është e qartë se lufta kriminale po përkeqësohet, po thellohet dhe Putini po përpiqet të përfshijë sa më shumë njerëz në të”, tha zoti Navalny në një video-mesazh nga burgu, të regjistruar dhe publikuar nga avokatët e tij.

Që nga agresioni i 24 shkurtit, presidenti Putin ka goditur disidencën dhe median, me mijëra të arrestuar në protestat kundër luftës dhe një ligj të ri që parasheh dënime me 15 vjet heqje lirie për ata që shpërndajnë "lajme të rreme" për ushtrinë.

Televizioni shtetëror rus i quan kritikët tradhtarë të paguar nga perëndimi. Presidenti Putin thotë se vendi është në një betejë me perëndimin për Ukrainën, e cila, thotë ai, po përdoret nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në një përpjekje për të shkatërruar Rusinë.

Grupet ruse kundër luftës bënë thirrje për protesta në rrugë kundër urdhrit të mobilizimit.

Në ditët e para të luftës, policia shtypi protestat e natës në rrugë duke arrestuar të paktën 16,000 protestues.

Të këshilluara

Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën. Ata kanë bërë thirrje për marrje të vendime...

15:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI