Flash

Ulen shitjet, numri i automjeteve që regjistrohen për herë të parë 15% më pak se vjet

Lapsi.al 21 September 2022
Ulen shitjet, numri i automjeteve që regjistrohen për herë

Kriza e rritjes së çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe përdorimin e automjeteve. Për 2022 shqiptarët po blejnë më pak makina se vjet. Numri i autoveturave të regjistruara për herë të parë për 8-mujorin 2022 është 12% më pak se e njëjta periudhë se viti i kaluar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete.

Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 ishin të regjistruara për herë të parë 46,902 mjete. Nga totali i mjeteve të regjistruara për 8-mujorin e 2022,  34,019 prej tyre janë autovetura nga 39,908 që ishte numri i automjeteve për të njëjtën periudhë të 2021. Krahasuar me vjet numri i makinave të regjistruara për herë të parë është ulur rreth 15%. Për 2022 numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton të jetë 5,152 mjete nga 5,862 që ishte vitin e kaluar.

Në janar- gusht 2022 qarku me numrin më të lartë të makinave të regjistruara është Tiranë duke zënë rreth 39% të totalit të 8 mujorit, më pas vjen qarku i Durrësit me 16% të totalit dhe ai i Fierit zë 10%.  Rreth 50% e mjeteve këtë vit janë importuar nga Italia dhe Gjermania. Marka më e preferuar e shqiptarëve vijon të mbetet Wolsvagen dhe  Mercedes Benz.

Përfaqaqësues të kompanisë “Landeslease” se në këtë periudhë shitjet për makinat e reja kanë shënuar rënie, jo vetëm për shkak të rritjes së çmimit të tyre 10 deri  15%  më shumë krahasuar me vjet, por edhe për shkak të numrit të reduktuar të prodhimit të tyre për 2022 e ndikuar nga mungesa e pjesëve prodhuese. Në kahun tjetër kompanitë e shitjes shtojnë se në këtë periudhë po tregtohen më tepër makina të përdorura. Edhe tek ato ka rritje të çmimit. Megjithatë shtrenjtimi i tyre konsiderohet i fryrë i ndikuar nga mungesa e brandeve të makinave të reja.

Rënia e shitjeve sipas DPSHTRR

Për DPSHTRR rënia e automjeteve të reja të regjistruara për herë të parë në 2022 nuk ndikohet nga tendenca botërore e rritjes së çmimeve. Sipas tyre kjo vjen për shkak të vitit pandemik 2020. Mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizimeve solli që shumë regjistrime të shtyheshin për 2021.

“Po të krahasohemi me 2019 janë rreth 10 mijë mjete më shumë. Periudha mars-qershor ka qenë pothuajse e mbyllur. Tetor-dhjetor 2020 ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri. Prandaj viti 2021 merr më shumë regjistrime të mbartura për 2020”.

Prej vitit 2021 për makinat që regjistrohen për herë të parë po zbatohet një rregull i ri për kontrollin teknik. Për këto mjete është përcaktuar që kontrolli teknik do të kryehet 3 vite pas regjistrimit.

Deri në dhjetor të 2021 sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit totali i mjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht ishte 740,669 mjete ku 593,280 janë autovetura. Krahasuar me 2020 numri i autoveturave aktive është 10% më i lartë./Monitor

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI