Flash

"Më nis foto, jam i zhveshur": ngacmime 'të pista' ndaj drejtueses financiare, Chelsea shkarkon drejtorin Willoughby

Lapsi.al 21 September 2022
"Më nis foto, jam i zhveshur": ngacmime 'të pista'

Chelsea e kishte punësuar më pak se një muaj më parë, por befas vendosi ta pushonte në vend. Tani është zbuluar arsyeja e largimit të drejtorit të shitjeve Damian Willoughby. Ai kishte punuar më parë edhe për City dhe EA Sports. Ai i kishte dërguar një sërë mesazhesh të papërshtatshme dhe eksplicite një drejtueseje financiare. Kjo gjë rrezikoi të hidhte në erë një biznes shumë të rëndësishëm.

Chelsea shkarkoi drejtorin e shitjeve Willoughby për ngacmimin seksual ndaj ekzekutives financiare Catalina Kim. Për këtë arsye u rrezikua një marrëveshje shumëmilionëshe. Klubi londinez konfirmoi për Telegraph se Willoughby, i cili kishte më pak se një muaj që punonte për Blues, u shkarkua të martën. Kim tha se ishte ngacmuar seksualisht dhe ndihej e kërcënuar në telefon. Ajo tregoi edhe mesazhet e qarta që burri i kishte dërguar.

Lexo më tej: Zyrtarisht në duart e Boehly: konsorciumi i udhëhequr nga Clearlake Capital kompleton blerjen e Chelsea

KOMUNIKATA E KLUBIT

Willoughby  nisi të punojë për Blues në fillim të shtatorit. Ai erdhi në klub vetëm tre muaj pasi pronarët e rinj premtuan të "krijonin një mjedis të ri në përputhje me vlerat tona". Klubi lëshoi një shënim në lidhje me këtë: "Provat e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga zoti Willoughby, u siguruan dhe u hetuan së fundmi nga Klubi. Ato ishin dërguar para punësimit të tij në klub. Por një sjellje e tillë është absolutisht në kundërshtim me mjedisin e punës dhe kulturën e korporatës së krijuar nga pronësia e re”.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI