Flash

Adam Levine përballet me të tjera akuza për tradhëti

Lapsi.al 22 September 2022
Adam Levine përballet me të tjera akuza për tradhëti

Adam Levine po përballet  me të tjera akuza se ka tradhëtuar Behati Prinsloo. Një grua e pestë ka deklaruar se Adam ka zhvilluar një bisedë flirtuese me të në mediat sociale.

Ashley Russell ,pohoi se në fillim të këtij viti, këngëtari do të shikonte Stories e saj. Gjithashtu ai do t'i pëlqente postimet  dhe madje do t'i dërgonte mesazh pothuajse çdo ditë rreth orës 22:00". "Unë do të kontrolloja çdo herë që postoja një foto dhe shikoja", u shpreh Ruell për Daily Mail.

"Ai tha se më gjeti nga faqja e tij "Discover" në Instagram. Kur i thashë se do të kapej duke i shkruar vajzave si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe", përfundoi ajo. Russell bashkohet me katër gra të tjera që kanë dalë me pretendime kundër Levine.

Gruaja e parë, modelja Sumner Stroh, tha se ndihej e “shfrytëzuar” pasi kishte patur një lidhje me të , ndërsa ai ishte i martuar me Behati. Adam  mohoi menjëherë pretendimet e Stroh, duke thënë se ai "nuk kishte patur një lidhje". Ai deklaroi se "kapërceu kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime".

Një grua e quajtur Alyson Rose ndau në një video të fshirë në TikTok një mesazh që ai i dërgoi asaj ku shkruhej: "Unë nuk duhet të flas me ty, ti e di këtë apo jo?". Më pas, një komediane, Marykandau mesazhet e saj me Levine, të cilat lexonin:"Tani jam i fiksuar pas teje". Së fundmi, ish-instruktorja e tij e jogës Alanna Zabel pretendoi se ai i shkruajti: ‘Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty’.

Artisti është i martuar me Prinsloo që nga viti 2014. Ata kanë dy vajza: Dusty Rose dhe Gio Grace. Çifti njoftoi në fillim të këtij muaji se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI