Flash

Aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi

Lapsi.al 22 September 2022
Aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi

37-vjeçari, që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin rrugor në aksin Elbasan-Peqin, është arrestuar. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, nē fshatin Karinë, Peqin. Mësohet se një automjet tip "Benz-i" është përplasur me "Volkswagen-in". I arrestuari është shoferi i makinës tip “Volkswagen". Të plagosur kanë mbetur edhe 2 pasagjerë. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Përplasja e 2 makinave ka qenë shumë e fortë. Një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar si edhe mungesa e ndriçimit më rrugë.

Lexo më tej: Pamjet/ Përplasje në Peqin, humb jetën 1 nga shoferët

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje. Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI