Flash

Mesazhi paralajmërues i Calhanoglu e Lukaku: "Po kthehemi"

Lapsi.al 22 September 2022
Mesazhi paralajmërues i Calhanoglu e Lukaku: "Po kthehemi"
"Po kthehemi". Një mesazh i ardhur nga Hakan Calhanoglu dhe Romelu Lukaku që qetëson Interin në funksion të rifillimit të kampionatit. Fantazisti turk ka zgjedhur një postim në Instagram, me foton që e portretizon atë me Lukakun, për të paralajmëruar Romën. Verdhekuqtë e Mourinhos do të jenë kundërshtarët e skuadrës së Inzaghit, pas pauzës për kombëtaret. Sulmuesi belg dhe mesfushori turk vazhdojnë punën individualisht në Appiano Gentile për t'u rikuperuar nga dëmtimet përkatëse. Lukaku ka qenë jashtë fushave që nga 28 gushti, për shkak të ndrydhjes në aduktorin e kofshës së majtë. Big Rom ka nisur punën në fushë dhe pritet të kthehet me grupin në ditët në vijim. Rikthimi i tij duhet të vijë në rastin e ndeshjes kundër verdhekuqve në San Siro. Lexo më tej: Calhanoglu bën ‘armikun’ e gabuar: “Ibra është 40 vjeç, nuk i përgjigjem” Më pak siguri, megjithatë, në lidhje me Calhanoglu. Turku gjithashtu po lufton me një problem muskulor në fleksorin e majtë të kofshës. Por Calhanoglu po insiston për t'u rikthyer dhe për të ndihmuar ekipin të dalë nga ky moment i vështirë. Mision i vështirë por jo i pamundur. Inzaghi shpreson ta rikuperojë në kohë rekord për ndeshjen kundër Romës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI